Back

Policia: Fëmijët, jo në vijën e parë të protestave!

Policia e Shtetit ka shprehur shqetësim për përfshirjen e të miturve në protestat e fundit, duke thënë se një numër i konsiderueshëm fëmijësh janë ekspozuar drejtpërdrejt ndaj dhunës dhe përplasjeve me forcat e rendit.

Sipas saj, disa nga ata janë gjendur në vijën e parë, mes gurëve, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës. Prindërve dhe kujdestarëve ligjorë u bëhet thirrje të dinë ku ndodhen fëmijët e tyre dhe të mos i lënë të përfshihen në situata që rrezikojnë jetën e shëndetin.

Policia dyshon gjithashtu se disa të mitur janë përdorur për qëllime të caktuara dhe thotë se çdo rast i tillë do të dokumentohet dhe do t’u kalohet institucioneve kompetente.

https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2026/10/WhatsApp-Video-2026-10-15-at-10.54.06-1.mp4

Studentët sulmojnë selinë e PS, policia u hedh gaz lotsjellës!

DEKLARATË E POLICISË SË SHTETIT

Policia e Shtetit ka konstatuar me shqetësim pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat e ditëve të fundit.

Në disa raste, fëmijët janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, sendeve të forta të hedhura dhe mjeteve të përdorura nga Policia për menaxhimin e situatës.

Siguria e fëmijëve është një përgjegjësi që nuk mund të negociohet dhe nuk mund të përdoret për asnjë qëllim.

Policia e Shtetit ka detyrimin ligjor të garantojë rendin dhe sigurinë publike, duke treguar kujdes të veçantë për mbrojtjen e të miturve. Por kjo përgjegjësi u takon, para së gjithash, prindërve dhe kujdestarëve ligjorë.

Prandaj, u drejtohemi përsëri prindërve me një apel të qartë:

Dijeni ku janë fëmijët tuaj! Mos lejoni që ata të ekspozohen ndaj dhunës dhe situatave që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.

https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2026/10/whatsapp-video-2026-10-14-at-12-58-02-1-6acf88ff8d128.mp4

Nëse fëmija juaj mungon në shkollë, interesohuni ku ndodhet. Asnjë fëmijë nuk duhet të gjendet mes gurëve, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës.

Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit shpreh shqetësimin e thellë për raste të dyshuara të përdorimit të të miturve në vijën e parë të përplasjeve, duke i ekspozuar ata ndaj rrezikut për qëllime të caktuara.

Përdorimi i fëmijëve si mburojë për akte dhune nuk është ushtrim i së drejtës për protestë. Është një veprim i papranueshëm që cenon sigurinë dhe të drejtat e tyre.

Çdo rast i dyshuar i nxitjes, organizimit apo shfrytëzimit të të miturve për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t’u referohet institucioneve kompetente, në përputhje me ligjin.

Policia e Shtetit respekton dhe garanton të drejtën e protestës paqësore, përfshirë të drejtat e të miturve, por do të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre.

Fëmijët nuk janë mburojë e askujt dhe nuk mund të kthehen në instrumente të përplasjeve për qëllime të caktuara.

Asnjë kauzë nuk vlen më shumë se jeta dhe siguria e një fëmije.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubime të distancohen menjëherë nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e akteve të dhunës e të shkatërrimit. Ndaloni dhunën ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve dhe pronës publike e private! Çdo akt dhune rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve dhe të miturve. E drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën dhe shkatërrimin.

Djegin koshat e bllokojnë rrugët, policia arreston të rinjtë në Korçë!

The post Policia: Fëmijët, jo në vijën e parë të protestave! appeared first on 5 Pyetjet .

The full article is being collected. Available text is shown for now.

Back
Share this story

Get the daily newsletter →

Ask globalread.info

AI news & website helper
What would you like to explore?

I can find stories, explain headlines, or help you use globalread.info.

AI can make mistakes. Check the linked sources. Questions are sent to OpenAI.