← globalread.info

clubfm.al · 10/13/2026 · 0 views

Share this story

Michael Jordan vendos rekord në ankand

Michael Jordan vazhdon të fitojë miliona edhe dekada pas epokës së tij të artë në basketboll.

Fanella që legjenda e Chicago Bulls veshi në finalet e NBA-së në vitin 1998 është shitur për plot 14 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri në botën e basketbollit.

Bëhet fjalë për fanellën e firmosur që Jordan veshi më 5 qershor 1998, në ndeshjen e dytë finale kundër Uta Xhaz.

Atë mbrëmje, i njohur në mbarë botën si “Air Jordan”, ishte i pandalshëm. Shënoi 45 pikë dhe udhëhoqi Chicago Bulls drejt një fitoreje dramatike 87-86, duke barazuar serinë finale në 1-1.

Pak ditë më vonë, Bulls do të fitonin titullin kampion me rezultatin 4-2 në seri, duke kurorëzuar një nga periudhat më të lavdishme në historinë e klubit. Ishte titulli i gjashtë i Jordanit me skuadrën e Çikagos në vetëm tetë sezone.

Ai sezon u pagëzua si “Vallëzimi i Fundit”, ndërsa dokumentari i publikuar në vitin 2020 e riktheu këtë epokë në qendër të vëmendjes globale.

Fanella u ble dhe shuma e paguar e rendit këtë objekt mes artikujve sportivë më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë.

Rekordi absolut për një fanellë sportive të përdorur në ndeshje i përket asaj të legjendës së bejsbollit Babe Ruth, e cila u shit në vitin 2024 për 24.1 milionë dollarë.

Megjithatë, fanella e fundit e Jordanit nuk është i vetmi objekt që ka arritur vlera marramendëse.

Një fanellë tjetër e tij, e përdorur në finalet e NBA-së të vitit 1998, u shit në vitin 2022 për rreth 10.1 milionë dollarë.

As atletet e tij nuk mbeten pas. Në vitin 2023, një palë atlete Air Jordan, të përdorura gjatë finaleve kundër Utah Jazz, u shitën për 2.2 milionë dollarë.

The full article is being collected. Available text is shown for now.

Source: clubfm.al ↗
Share this story

Ask globalread.info

AI news & website helper
What would you like to explore?

I can find stories, explain headlines, or help you use globalread.info.

AI can make mistakes. Check the linked sources. Questions are sent to OpenAI.