Back

08:05 Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Story illustration

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli nuk do të lejojë krijimin e një shteti palestinez, duke e cilësuar atë që ka ndodhur në Bregun Perëndimor si “mrekulli”.

“Ajo që ka ndodhur në Bregun Perëndimor është një mrekulli. Një mrekulli”, tha Netanyahu.

Ai theksoi se territori që, sipas tij, duhej të shndërrohej në një shtet palestinez, nuk do të marrë këtë status, pasi Izraeli nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

Netanyahu paralajmëroi gjithashtu se, nëse opozita izraelite vjen në pushtet, ajo do të lejojë krijimin e një shteti palestinez dhe do të tërhiqet nga Libani dhe Rripi i Gazës.

“Ata nuk do të bëjnë asgjë kundër Iranit”, deklaroi kryeministri izraelit, duke kritikuar qëndrimin e opozitës ndaj çështjeve të sigurisë dhe politikës së jashtme.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur çështja e krijimit të një shteti palestinez mbetet një nga temat më të debatueshme në konfliktin izraelito-palestinez./k.m

The full article is being collected. Available text is shown for now.

Back
Share this story

Get the daily newsletter →

Ask globalread.info

AI news & website helper
What would you like to explore?

I can find stories, explain headlines, or help you use globalread.info.

AI can make mistakes. Check the linked sources. Questions are sent to OpenAI.