Back

Çështja Manchester City/ Premier përshpejton procesin, zbulohet data e verdiktit

Manchester City pret në janar vendimin e apelit kundër sentencës që e shpalli fajtor për shkelje të rënda të rregullave financiare të Premier League. Klubi anglez rrezikon të ketë pasoja që shkojnë përtej fushës, pasoja politike mbi raportet me drejtuesit institucionalë britanikë.

Sipas David Kogan, përgjegjës i “Independent Football Regulator”, procedimi mund të kryhet deri në fund të janarit. “Premier League kërkon që çështja të zgjidhet brenda këtij sezoni”, – ka shpjeguar ai për “Times Radio”, duke saktësuar se do të vendosë një komision i pavarur, i përbërë nga tre ish-gjykatës ose ish-avokatë.

Kogan ka pohuar se është gati të japë dorëheqjen, nëse do të ketë ndërhyrje politike në punën e organizatës që drejton. “Do të marrim një vendim mbi bazën e provave”, – ka siguruar ai.

City ndërkohë vazhdon të pretendojë se ka argumente vendimtare për të hedhur poshtë dënimin. Një komision i pavarur e shpalli këtë klub fajtor për shkelje rregullash në periudhën 2009-2018, në kuadrin e një prej skandalave më të mëdha financiare në historinë e sportit britanik.

Sipas akuzës, janë manipuluar llogaritë nëpërmjet akordeve fiktive prej rreth 900 milionë stërlinash në harkun e 9 sezoneve. Sanksionet e mundshme parashikojnë penalizim në klasifikim, gjobë, përjashtim nga Premier League dhe heqje e trofeve.

Çështja është bërë mjaft delikate edhe politikisht, për shkak të raportit mes klubit dhe Andy Burnham, kryeministrit britanik, të cilit iu desh të qartësonte kontaktet me presidentin e City, Khaldoon Al Mubarak.

The post Çështja Manchester City/ Premier përshpejton procesin, zbulohet data e verdiktit appeared first on RTSH .

The full article is being collected. Available text is shown for now.

Back
Share this story

Get the daily newsletter →

Ask globalread.info

AI news & website helper
What would you like to explore?

I can find stories, explain headlines, or help you use globalread.info.

AI can make mistakes. Check the linked sources. Questions are sent to OpenAI.