Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Disa banka që kanë filiale brenda Unazës së Vogël të Tiranës kanë ndërprerë shërbimin ndaj klientëve për arsye sigurie, siç mëson Skyweb.al. Përshkallëzimi i protestave ka detyruar institucionet financiare të marrin masa për mbrojtjen e punonjësve dhe ambienteve të tyre.
Gjatë mëngjesit të sotëm, punonjës të First Investment Bank Albania, e njohur si Fibank, janë parë duke ngarkuar dosjet në një triçikël, për t’i larguar nga filiali.
Ndërkohë, banka të tjera kanë njoftuar përmes kanaleve të tyre në rrjetet sociale se nuk do të ofrojnë shërbime në disa degë të vendosura brenda Unazës së Vogël të kryeqytetit.
Mbyllja e sporteleve prek qytetarët dhe bizneset që kryejnë veprime bankare në këtë zonë, duke i shtuar pasigurisë edhe pengesa në aktivitetin e përditshëm ekonomik.
Ky është një zhvillim shqetësues. Vendimi për të ndërprerë punën dhe për të larguar personelin nga filialet tregon se situata e tensionuar po ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e bizneseve në qendër të Tiranës.
Në sektorin bankar, vlerësimi i rrezikut është pjesë e punës së përditshme. Kur bankat mbyllin degët gjatë orarit të shërbimit, sinjali që japin për sigurinë në kryeqytet është serioz. /skyweb.al
The post Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës appeared first on SkyWeb.al .
The full article is being collected. Available text is shown for now.