Back

Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar dorëheqjen përballë protestave, duke deklaruar se qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike dhe jo përmes dhunës. Në një përgjigje për Reuters, ai ka shprehur gatishmërinë për të dëgjuar studentët, ndërsa ka ndarë kërkesat e tyre nga sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimi i pronës publike.

“Sa u përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike, dhe ne i zhvilluam ato vitin e kaluar, jo përmes dhunës”, është shprehur Rama.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se respekton të drejtën e studentëve për të protestuar, për të sfiduar qeverinë dhe për të kërkuar arsim më të mirë, mundësi dhe llogaridhënie. Ai ka theksuar se qeveria është e gatshme të angazhohet për shqetësimet e tyre.

Megjithatë, Rama ka pretenduar se shumica dërrmuese e studentëve nuk është në rrugë dhe se dhuna nuk organizohet prej tyre.

“Ekziston një dallim i qartë mes protestës paqësore dhe dhunës, mes studentëve dhe banditëve”, ka thënë ai, duke shtuar se sulmet ndaj institucioneve dhe rrezikimi i sigurisë publike nuk lidhen me kërkesat legjitime të studentëve.

Rama ka ngritur gjithashtu dyshimin për forca brenda dhe jashtë vendit që, sipas tij, mund të mos duan përparimin e Shqipërisë drejt BE-së. Ai ka deklaruar se nuk do të lejojë që dhuna të devijojë këtë proces apo të mbysë zërat e studentëve.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve për korrupsionin, kryeministri ka mbrojtur bilancin e qeverisë dhe Reformën në Drejtësi, duke thënë se njerëz të fuqishëm po japin llogari përpara një gjyqësori të pavarur.

Sipas Ramës, përgjegjësia e tij është të trajtojë shqetësimet legjitime dhe të përmbushë mandatin për përmbylljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Dorëheqjen ai e ka cilësuar tradhti ndaj shqiptarëve që i dhanë këtë mandat. /skyweb.al

The post Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen! appeared first on SkyWeb.al .

The full article is being collected. Available text is shown for now.

Back
Share this story

Get the daily newsletter →

Ask globalread.info

AI news & website helper
What would you like to explore?

I can find stories, explain headlines, or help you use globalread.info.

AI can make mistakes. Check the linked sources. Questions are sent to OpenAI.