Back

Zhvendoset ndeshja Egnatia-Midtjylland, nuk do të luhet në Air Albania

UEFA ka vendosur që ndeshja Egnatia – Midtjylland, e vlefshme për fazën e ligës të UEFA Conference League, të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, në Elbasan, për arsye sigurie, në kushtet e protestave që vijojnë këto ditë në Tiranë.

Takimi do të luhet në të njëjtën orë, 18:45, ndërsa ndryshon vetëm stadiumi ku do të zhvillohet përballja.

Kampionët e Shqipërisë do të nisin kështu rrugëtimin e tyre historik në fazën e ligës të UEFA Conference League, pas një ecurie të suksesshme në fazat kualifikuese.

Për Egnatian, kjo ndeshje përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm, teksa skuadra rrogozhinase synon të përfaqësojë denjësisht futbollin shqiptar në arenën europiane.

Përballë do të jetë skuadra daneze e Midtjylland, në një sfidë që shënon debutimin e Egnatias në këtë fazë të kompeticionit.

The full article is being collected. Available text is shown for now.

Back
Share this story

Get the daily newsletter →

Ask globalread.info

AI news & website helper
What would you like to explore?

I can find stories, explain headlines, or help you use globalread.info.

AI can make mistakes. Check the linked sources. Questions are sent to OpenAI.